Protesta përfundon, Vuçiq thotë se “e kuptuan mesazhin”

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha pas protestës së 15 marsit në Beograd se pushteti e ka kuptuar mesazhin.

    “Të gjithë njerëzit në pushtet duhet ta kuptojnë mesazhin kur mblidhen kaq shumë njerëz. Ne do të duhet të ndryshojmë”, tha ai.

    Megjithatë, Vuçiq vlerësoi se shumica e qytetarëve nuk duan “revolucion me ngjyra”.

    Qeveria pretendon se protestat për tragjedinë në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, janë përpjekje për një “revolucion me ngjyra” – gjë të cilën studentët protestues e mohojnë.

    Vuçiq iu drejtua publikut pak orë pas përfundimit të një proteste të madhe në Beograd.

    Ai tha se 56 persona janë lënduar në protestë, por se askush nuk ka pësuar lëndime të rrezikshme për jetën.

    Sipas tij, 22 persona janë arrestuar për krime kundër pronës dhe për sulme ndaj policëve dhe personave të tjerë. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Shabani shkëputet nga ASh e Selës, do të garojë i pavarur për Vrapçishtin

    Lajmi i rradhës

    Trump kërkon mbylljen dy e mediave, Zërin e Amerikës dhe Radio Europën e Lirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë