Numri i të vdekurve në Koçan shkon deri në 59

    Një ngjarje tragjike ka tronditur Maqedoninë e Veriut, ku deri tani, sipas VidiVaka janë raportuar 59 persona të vdekur dhe 155 të plagosur. Autoritetet kanë konfirmuar se 35 prej viktimave janë identifikuar, ndër to 31 nga Koçani dhe 4 nga Shtipi. Mes viktimave është edhe një oficer policie nga Probishtipi, i cili humbi jetën gjatë ngjarjes, përcjell Nistori.

    Tragjedia ka lënë pas një bilanc të rëndë, ndërkohë që ekipet e shpëtimit janë ende në terren për të ndihmuar të mbijetuarit dhe për të përcaktuar shkakun e incidentit. Deri më tani, nuk janë dhënë detaje të plota për natyrën e ngjarjes, por autoritetet janë angazhuar për zbardhjen e saj sa më shpejt të jetë e mundur.

    Maqedonia e Veriut po kalon një moment të vështirë, ku qytetarët janë të tronditur nga numri i madh i vdekjeve në tragjedinë e mëngjesit në Koçan. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pse terapia me kupa rekomandohet nga ekspertët e shëndetit

    Lajmi i rradhës

    MPB: kujdes nga linqet e rrejshme për ndihmë për tragjedinë në Koçan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë