Koçani pas tragjedisë në klubin e natës “Pulse”

    Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e hershme të mëngjesit në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me mbi 1.500 pjesëmarrës në një klub nate, kanë bërë të ditur autoritetet maqedonase. Mbi 155 persona është raportuar të jenë plagosur – mbi 80 prej tyre janë transferuar në klinikat e Shkupit, qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit.


    Klubi i natës Pulse.
    1Klubi i natës Pulse.
    Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e bendit ADN.
    2Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e bendit ADN.
    Në mesin e të vdekurve është edhe një zyrtar policor, i cili ishte pjesë e operacionit për të kryer kontrolle në klube nate dhe biznese hotelerie në disa lokacione të ndryshme në Maqedoninë e Veriut.
    3Në mesin e të vdekurve është edhe një zyrtar policor, i cili ishte pjesë e operacionit për të kryer kontrolle në klube nate dhe biznese hotelerie në disa lokacione të ndryshme në Maqedoninë e Veriut.
    Objekti i djegur i klubit Pulse në mëngjesin pas ngjarjes tragjike.
    4Objekti i djegur i klubit Pulse në mëngjesin pas ngjarjes tragjike.

    Policia e ka rrethuar zonën ku ka ndodhur incidenti. Rrugët afër klubit Pulse janë të mbyllura për trafik.
    5Policia e ka rrethuar zonën ku ka ndodhur incidenti. Rrugët afër klubit Pulse janë të mbyllura për trafik.
    Zjarrfikësit dhe ekipet e ambulancës para hyrjes së klubit Pulse, pasi është përhapur zjarri që ka vrarë dhe plagosur dhjetëra njerëz.
    6Zjarrfikësit dhe ekipet e ambulancës para hyrjes së klubit Pulse, pasi është përhapur zjarri që ka vrarë dhe plagosur dhjetëra njerëz.
    Objekti i djegur i klubit të natës në Koçan.
    7Objekti i djegur i klubit të natës në Koçan.
    Para hyrjes së spitalit në Koçan dhe Shtip ka shumë familjarë dhe miq të të vdekurve dhe plagosurve.
    8Para hyrjes së spitalit në Koçan dhe Shtip ka shumë familjarë dhe miq të të vdekurve dhe plagosurve.

    Organizata e Kryqit të Kuq është duke përpiluar listat për t’i identifikuar të vdekurit.

    9

    Organizata e Kryqit të Kuq është duke përpiluar listat për t’i identifikuar të vdekurit. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria merr vendim: 7 ditë zie në gjithë territorin e RMV-së

    Lajmi i rradhës

    SOT DO TË PROTESTOHET NË KOÇAN / Qytetarët kërkojnë ndryshime konkrete

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë