Nisma “Kush e ka radhën” kërkon të publikohet dokumentacioni që lidhet me veprimtarinë e diskotekës “Pulse”

    Nisma “Kush e ka rradhën?” përmes një komunikate drejtuar mediave, para protestës së paralajmëruar për të hënën, kërkon që në mënyrë transparente të publikohet i gjithë dokumentacioni që lidhet me veprimtarinë e diskotekës “Pulse”, që nga hapja e deri në natën tragjike.

    Kërkesa ka të bëjë me institucionet si; Inspektoratin Shtetror të Tregut, Ministrinë e Ekonomisë, Inspektoratin Shtetëror të Ndërtimit, MPB-së, Inspektoratit Shtetëror për Urbanizëm, Pushtetit Lokal në Koçanë, Drejtorisëpër Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike.

    Nga nisma “Kush e ka radhën?” kanë kërkuar edhe përgjegjësi disiplinore, penale dhe politike nga të gjitha institucionet tek të cilat do të konstatohen lëshime gjatë punës lidhur me rastin “Puls”.

    Përgjegjësi adekuate kërkohet për Spitalin e djegur Modular në Tetovë, për “Durmo Tursin”, “Besa Transin” kurse siç thuhet në komunikatë, Oda e Hotelerëve të nis të punojë për përmirësimin e shërbimeve dhe kushteve të punës së objekteve hotelerike, e jo vetëm për ndihmë financiare nga shteti.”

    Lajmi Paraprak

    Miliarderëve që po u pakësohet pasuria!

    Lajmi i rradhës

    Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu në paraburgim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë