Në shkollat e RMV do të pranohen 93 asistentë për nxënësit me aftësi ndryshe

    Në shkollat fillore të Maqedonisë së Veriut do të punësohen edhe 93 bashkëpunëtorë profesional , 47 për mësimin në gjuhën maqedonase, ndërsa 46 për gjuhën mësimore shqipe, përcjell Nistori.

    “Shpallje Publike për punësim në kohë të caktuar të 93 bashkëpunëtorëve profesional-praktikantëve-asistentëve arsimor për nxënës me nevoja të veçanta në arsimin fillor”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Shkolla Fillore me Qendër Resurse “Idnina” në Shkup.

    Konkursi do të jetë i hapur deri të martën. Aplikimet mund të dërgohen në objektin “Idnina” në Shkup në orarin 08:00-15:00.

    Ndryshe, fëmijët me nevoja të veçanta në shkollat ​​e mesme të Maqedonisë së Veriut do të bëhen me asistentë arsimorë kur të përfundojë rishqyrtimi, plotësimi dhe miratimi i Ligjit për Arsimin e Mesëm. Edhe pse ministrja e arsimit dhe shkencës Vesna Janevska paralajmëroi se nga janari i këtij viti procesi arsimor do të mund të zhvillohet me asistentë arsimorë, procesi vazhdon të mbetet i bllokuar në bankat e Kuvendit.

    Lajmi Paraprak

    Zelensky pyetet se “si do të kujtohej në librat e historisë”

    Lajmi i rradhës

    Në disa shkolla të Tetovës mungojnë hidrante dhe aparate kundër zjarri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë