Në disa shkolla të Tetovës mungojnë hidrante dhe aparate kundër zjarri

    Në një pjesë të shkollave të Tetovës mungojnë aparatet kundër zjarrit dhe hidrateve. Këtë e ka konstatuar inspektorati komunal së bashku me njësinë rajonale të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe njësisë kundër zjarrit në Tetovë.

    Nga Inspektorati Komunal thonë se deri më tani janë kontrolluar rreth 13 objekte dhe në një pjesë aparatet kundër zjarrit kanë qenë të pa mjaftueshme ndërsa në disa objekte kanë qenë të vjetruara. Gjatë ditëve në vazhdim kontrollet do të ketë edhe në objektet fetare dhe qendrat tregtare.

    “Kemi konstatuar se tek disa kemi mungesë të hidrateve kemi aparate kundër zjarrit që janë me afat të skaduar, kemi mungesë të planeve të evakuimit, u kemi sugjeruar drejtorëve të shkollave që t’i ndërmarrim të gjitha masat edhe do të bëjmë një raport në fund të javës më saktësisht një raport final se çfarë kemi hasur gjatë këtyre kontrolleve”, deklaroi Armend Saliji, Inspektorati Komunal – Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    Në shkollat e RMV do të pranohen 93 asistentë për nxënësit me aftësi ndryshe

    Lajmi i rradhës

    Pse nuk po hetohet askush nga pushteti?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë