Vazhdojnë kontrollet e shkollave, çerdheve dhe institucioneve në vend

    Shkollat në komunën e Çairit janë të sigurta ndaj zjarreve, ato janë të pajisura deri në 90 për qind me aparate kundër zjarrit. Kështu deklaroi në intervistën për Alsat, kryetari i Shoqatës Vullnetare të Zjarrfikësve të Çairit “Bajram Miftari”, Artan Demiri.

    “Dhjetë shkolla janë në komunën e Çairit, dy çerdhe i kemi inspektuar tashmë 3 ditë, së bashku me departamentin për arsim në komunë të Çairit, kemi dal në inspektim, ka rezultate të kënaqshme, diku deri 90 për qind shkollat janë të pajisura në rregull dhe mund ta tejkalojnë një rrezik. Ajo është si pikë kryesore edhe për atë, nuk mund një shkollë të jetë 100 për qind në rregull, sepse ndërkohë mund të prishet ndonjë aparat”, deklaroi Artan Demiri, Kryetar i SHVZ “Bajram Miftari”, Çair.

    Demiri foli edhe për mungesën e shkallëve emergjente nëpër ndërtesat e vendit.

    “Duhet të ketë shkallë emergjente, por varet se sa është lartësia e objektit, deri në 13 metra, mbi 13 metra duhet të ketë shkallë emergjente, e tash sa ju përmbahemi atyre nuk mund ta them”, u shpreh Artan Demiri, Kryetar i SHVZ “Bajram Miftari”, Çair.

    Demiri tha se një prej problemeve më të mëdha me të cilat ballafaqohen gjatë kryerjes së veprimtarisë së zjarrfikësve, është qasja e tyre deri te vendi ku nevojitet të shuajnë zjarrin dhe kjo sipas tij, është një anomali shumëvjeçare. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Paralajmërim për stuhi të forta nga DPH

    Lajmi i rradhës

    Gjykata e Bosnjës kërkon që INTERPOL-i të lëshojë fletarrestime për Dodikun dhe Stevandiqin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë