MPB: assesi “kokë më vete”, konsultoni profesionistët për pushkaliqet

    Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka informuar se vitin e kaluar, ka patur rreth 60 ngjarje – vente që janë shoqëruar me fishekzjarrë, e të cilat janë regjistruar në përputhje me ligjin. Është një praktikë e zakonshme që të përdoren fishekzjarrë për ngjarje të ndryshme në vend, por ka pasur gjithashtu edhe denoncime në polici për përdorimin e tyre në mënyrë joadekuate dhe që nuk janë informuar institucionet kompetente.

    Pas tragjedisë në Koçan më 16 mars të këtij viti, ku humbën jetën 59 persona dhe mbi 170 të tjerë u plagosën, si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike që konsiderohen shkaktarë kryesorë për zjarrin në çatinë e diskotekës “Puls”, profesionistët piroteknikë i bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe të mos përdorin mjete piroteknike “kokë më vete”. Ata këshillojnë që për organizimin e ngjarjeve që përfshijnë përdorimin e këtyre mjeteve, të angazhohen kompanitë e licencuara që kanë ekspertë të kualifikuar.

    Megjithatë, shpeshherë qytetarët përdorin mjete piroteknike në ahengje private. Sipas Ligjit për kundërvajtje kundër rendit publik, i cili mund të gjendet në uebsajtin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndezja e raketave dhe organizimi i ngjarjeve me fishekzjarrë, procesione me pishtarë dhe ngjarje të ngjashme, duhet të raportohet në Stacionet më të afërta të policisë, në zonën ku do të mbahet ngjarja, jo më vonë se pesë ditë para zhvillimit të saj.

    “Në vitin 2024, në të gjitha Departamentet e Punëve të Brendshme janë raportuar gjithsej 57 ngjarje dhe manifestime ku janë përdorur fishekzjarrë dhe janë paraqitur gjithsej 11 kërkesa për inicimin e procedurës kundërvajtëse për fishekzjarrë të padeklaruar”, njofton MPB. “Në aplikacionin nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të tregohet vendi, koha dhe qëllimi i ndriçimit, gjegjësisht mbajtja e ngjarjes, numri i fishekzjarrëve, gjegjësisht sasia e mjeteve piroteknike që do të përdoren dhe masat e sigurisë që duhet të ndërmerren. Aplikanti është i detyruar të zbatojë masat e sigurisë të përcaktuara në kërkesë, si dhe masat e përcaktuara nga Ministria e Punëve të Brendshme”, thuhet në paragrafin e parë të Ligjit për përdoroimin e mjeteve piroteknike.

    Kërkesa e paraqitur edhe mund të refuzohet, siç ka patur raste, gjegjësisht kjo ndodhë kur policia vlerëson se rrezikohet siguri a e përgjithshme. Në ndërkohë, Qeveria ka në plan të ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike në ambiente të mbyllura, një vendim që u konfirmua ditë më parë nga ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski. Sipas ministrit, legjislacioni aktual që rregullon këtë çështje daton që nga viti 1978, dhe për këtë arsye po punohet për nxjerrjen e një Ligji të ri. Për shkak të nevojës urgjente për rregullimin e kësaj çështjeje, ministri Toshkovski theksoi se deri në miratimin e Ligjit të ri, do të bëhen ndryshime në nene të legjislacionit ekzistues.

    KËTO JANË GJOBAT PËR PËRDORIMIN E MJETEVE PIROTEKNIKE

    Nga 200 deri në 500 euro janë gjobat për gjithë ata që blejnë apo ndezin fishekzjarrë në Maqedoni pa leje nga policia. “Blerja apo aktivizimi i mjeteve piroteknike në vende publike, rrugë, oborre, hyrje të banesave, paraqet shkelje ligjore që parashohin dënime prej 200 deri 500 euro. Në rast se këto mjete piroteknike shpërndahen dhe shitën në tregje, atëherë kjo paraqet vepër penale, që parasheh dënime me para por edhe burg deri 3 vjet”, thuhet në ligjin për mjetet piroteknike. Dënime nga 600 deri në 800 euro do të ketë për prindërit e fëmijëve nën 14 vjeç që lejojnë shpërthimin e mjeteve piroteknike. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    PËR 10 VJET, GJYSMË MË PAK! / Migrimi po zbraz shollat e Dibrës

    Lajmi i rradhës

    Çfarë është migrena e heshtur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë