Nisma “Më mirë për Tetovën” ka kritikuar kryeministrin Zoran Zaev, duke theksuar se ndryshimi i Kodit Zgjedhor (neni 62) në prag të zgjedhjeve lokale dhe sjellja e ligjit me procedurë të përshpejtuar në parlament është kontrabandë tendencioze dhe veprim skajshmërisht jodemokratik, përcjell Nistori.
Nga kjo nismë shtojnë se ky veprim ka për qëllim vetëm mbrojtjen e interesave të partive të vjetra politike dhe parandalimin e iniciativave të reja të pavarura qytetare si dhe aktivistëve civilë që janë të gatshëm të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Sipas tyre, kryeministri aktual, pas dështimit të marrjes së datës për bisedime me BE-në, po lëshohet në një avanturë me tendeca të kamufluara autokratike që ngjason politikisht me ish-kryeministrin Gruevski pas samitit të Bukureshtit në 2008. /Nistori/