Kuvendi miratoi rebalancin e buxhetit për vitin 2021

    Kuvendi këtë pasdite, me 56 vota “për” dhe 37 “kundër”, miratoi rebalancin e Buxhetit për vitin 2021. Buxheti suplementar u votua në ditën e pestë të debatit në Kuvend.

    Me buxhetin suplementar, të hyrat totale janë planifikuar në 222.6 miliardë denarë dhe janë rreth 10 miliardë denarë ose 4.7 përqind më e lartë krahasuar me parashikimet fillestare. Të ardhurat nga taksat janë planifikuar në nivelin prej 123.9 miliardë denarë, pra rreth 6 miliardë më shumë se buxheti fillestar. Të ardhurat shoqërore janë në vlerë prej 69 miliardë denarë dhe janë rreth një miliard denarë më të larta se plani për 2021. Të hyrat e tjera (donacione jo-tatimore, kapitale dhe të huaja) janë planifikuar në nivelin prej 29.5 miliardë denarë.

    Shpenzimet totale janë planifikuar në nivelin 268.8 miliardë denarë ose më të larta me rreth 21 miliardë denarë, dhe shpenzimet kapitale në nivelin 30.5 miliardë denarë ose 6.5 miliardë denarë më të larta se plani për vitin 2021.

    Deficiti parashikohet në 46.2 miliardë denarë, ose 6.5 përqind e PBB-së. Rritja e deficitit nga 4.9 në 6.5 për qind, sipas autoriteteve, është rezultat i nevojës për rritje të financimit për grupin e masave ekonomike për të përballuar pasojat e krizës shëndetësore dhe ekonomike, të cilat do të financohen përmes kategorisë të subvencioneve dhe transferimeve dhe përmes shpenzimeve kapitale.

    Shkalla e inflacionit është parashikuar në 2.1 përqind.

    Lajmi Paraprak

    Mendësi laiciste

    Lajmi i rradhës

    “Zaevi me metoda të Gruevskit mundohet të pengojë gjithpërfshirjen e qytetarëve në zgjedhjet lokale”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë