Lewandowski është vetëm një gol larg arritjes së 100 golave ​​për Barcelonën

    Sulmuesi polak, Robert Lewandowski është vetëm një gol larg arritjes së 100 golave ​​për Barcelonën, shifër të cilën e cilësoi si ëndërr.

    Pasi shënoi 40 gola në sezonin 2024/25, Lewa tani ka 99 gola për klubin nga Camp Nou, duke përfshirë 33 gola nga sezoni i tij i parë me Barcelonën në 2022/23 dhe 26 nga sezoni i kaluar (2023/24).

    Lewandowski mund të arrijë këtë moment historik sot (e shtunë) në ndeshjen e La Ligës kundër Leganes, të vlefshme për javën e 31-të dhe që zhvillohet nga ora 21:00.

    Në moshën 36-vjeçare, polaku është në formë të jashtëzakonshme. 40 golat e tij këtë sezon janë të barabartë me sezonet e tij më të mira në Bayern Munich. Me 13 ndeshje ende për të luajtur, ai nuk tregon shenja të ngadalësimit.

    Lewandowski është gjithashtu golashënuesi i dytë në Ligën e Kampionëve këtë edicion me 11 gola, vetëm një pas bashkëlojtarit të tij, Raphinhas.

    Në La Liga, 9-shi i Barcelonës kryeson garën për ‘Pichichi’ me 25 gola, tre më shumë se sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, i cili ka 22 gola.

    Lajmi Paraprak

    Diaspora e Kosovës – potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci

    Lajmi i rradhës

    ChatGPT kryeson listën si aplikacioni më i shkarkuar në botë në muajin mars

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë