Me vetëm dy të punësuar, portalet do të mund të regjistrohen në regjistrin e mediave që e parasheh ndryshimi i ri i ligjit që ka për qëllim të rregullojë statusin e internet portaleve që deri më tani nuk janë llogaritur si media.
Zgjidhja ligjore sot kaloi leximin e dytë në Kuvend, pasi u miratuan amendamentet e propozuara nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, me të cilin përkufizohet numri i të punësuarve në 2. Madje, portalet e personalizuara do të mund të regjistrohen në regjistër me vetëm 1 të punësuar dhe 1 të angazhuar me kontratë në vepër.
Regjistri sipas propozim-ligjit , duhet të udhëhiqet nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, ndërkaq portalet që do të duan ta marrin statusin e medias, do të obligohen të regjistrohen.
Krahas numrit të punësuarve, ata duhet të kenë domen vendor mk ose mkd, të kenë adresë dhe çmimore, por edhe të dhëna për pronarin, kompaninë dhe stafin.
Ishulli “magjik” ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara
Një ishull i çuditshëm në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar ka marrë një qëndrim kundër veturave dhe biçikletave…