Taravari takoi ambasadorin francez, Bomgartner

    Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e ri të Republikës së Francës në Shkup, Siril Bomgartner.

    Siç theksohet në kumtesën e Pres shërbimit të komunës, Taravari dhe ambasadori Bomgartner kanë biseduar në lidhje me zgjedhjet lokale të radhës, regjistrimin e popullsisë si dhe proceset euro-integruese të Maqedonisë së Veriut në BE.

    “Shpresoj se bashkëpunimi do të thellohet dhe do të jetë në nivelin sikurse Gostivari kishte miqësi me ish ambasadorin francez në vendin tonë, Kristian Timonie. E urova ambasadorin Bomgartner për detyrën e re dhe mund të them se këshillat e miqve, siç janë nga një vend mik si Franca, janë të mirëseardhura jo vetëm për Gostivarin, por për tërë vendin tonë”, deklaroi Taravari pas takimit. Pas vizitës protokollare, kryetari i komunës së Gostivarit, Taravari dhe ambasadori francez Bomgartner bën një shëtitje nëpër qytetin e Gostivarit./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Zbulohet kontinenti i lashtë poshtë Zelandës së Re

    Lajmi i rradhës

    Google gjobitet pse nuk i lokalizoi të dhënat e përdoruesve në Rusi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë