Zbulohet kontinenti i lashtë poshtë Zelandës së Re

    Një fragment i fshehur që daton rreth 1.3 miliardë vite më parë, po ndihmon shkencëtarët të gjurmojnë historinë misterioze të “kontinentit të humbur” të njohur si Zelandia, sipas ‘National Geographic’.

    Gjeologia e njohur, Rose Tunbull e bazuar në Zelandën e Re po kryen studime në një laborator në Universitetin e Kalifornisë, duke kërkuar për kristale zirkoni në kampione rëre të imët, me shpresën se kjo do ta ndihmojë të shpalosë sekretet e kontinentit të 8-të mjaft misterioz, të njohur si Zealnadia apo me emrin që i kanë dhënë atij fiset Maori, Te Riu-a- Maui.

    Kristalet janë marrë nga shkëmbinj që ndodhen pranë ishujve të Zelandës së Re, dhe ato përfaqësojnë pjesët e vetme të mbetura nga Zelandia, një sipërfaqe rreth 5 milionë kilometra katrorë që ngre kokën mbi oqean.

    Ajo që i shtangu të gjithë ishte fshehur nën pjesën lindore të jugut të Zelandës së Re dhe Ishujve Stjuart: një masiv toke disa miliardë-vjeçar që i përket këtij super kontinenti të zhytur nën oqean.

    Pamje nga harta e super kontinentit të humbur, Zealandia

    “Kontinentet ngjasojnë me ajsbergët,” thotë autori dhe gjeologu strukturor Keith Klepei. “Ajo që shohim në sipërfaqe nuk është asnjëherë shtrirja reale e këtyre gjigandëve natyrorë.”

    Sidoqoftë shkencëtarët kanë qenë duke ndjekur gjurmët e Zelandias për dekada me radhë, ama ata pranojnë se u duhet më tepër punë për të sjellë në dritë pamjen përfundimtare dhe origjinale të kontinentit.

    Ata premtojnë se konkluzionet e këtij studimi do të na ndihmojnë ta kuptojmë më mirë ‘vallëzimin’ e kontinenteve tona, si dhe valsin e tyre magjepsës rreth e rrotull planetit Tokë, herë herë duke u bashkuar dhe formuar super kontinente, e të tjera herë duke u shkëputur dhunshëm nga njëri tjetri.

    Image
    Image
    Lajmi Paraprak

    “Mini-Schengen-i” emërohet “Open Balkan”

    Lajmi i rradhës

    Taravari takoi ambasadorin francez, Bomgartner

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë