Të shtëna me armë zjarri në Duqanxhik: një person mbetet i plagosur – MPB me detaje nga vendngjarja

    Një i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në lagjen Dyqanxhik, në afërsi të stacionit policor. Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se personi i plagosur është dërguar në spital.

    Në informacionin zyrtar të Ministrisë së Brendshme thuhet se: sot rreth orës 14:00, në rrugën “Vojdan Çernodrinski” në zonën e Bit Pazar ka pasur të shtënat me armë zjarri.

    Bëhet fjalë për përleshje mes dy grupeve prej pesë deri në gjashtë personash, ku një person është plagosur dhe është dërguar në Qendrën Urgjente në spitalin shtetëror “Nëna Tereza”.

    Në vendin e ngjarjes, punonjësit e policisë kanë gjetur shumë gëzhoja, dhe janë dëmtuar disa xhama të dyqaneve përreth, si dhe disa automjete të parkura.

    Policia ka ndërmarrë masa për të zbardhur rastin, ndërsa priten më shumë detaje pas përfundimit të inspektimit të vendit të ngjarjes

    Lajmi Paraprak

    LSDM e gatshme për bashkëpunim – fton edhe partitë shqiptare

    Lajmi i rradhës

    Witkoff takohet me Putinin, teksa Trump thotë se Krimeja “do të mbetet me Rusinë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë