Dibrani 27 vjeçar nën hetim për uzurpimin e tokës buzë Liqenit të Dibrës

    Vazhdon fenomeni i uzurpimit të parcelave përgjatë bregdetit në Liqenin e Dibrës, një nga pjesët më të bukura të qytetit. E fundit nga shumë kallëzime penale u ngrit sot kundër A.D.(27) nga Dibra, raporton AIM.

    “Departamenti i Punëve të Brendshme të Dibrës ngriti padi penale kundër A.B. për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘uzurpim të pasurisë së patundshme’. Ai, në mënyrë të paligjshme ka uzurpuar një pjesë nga parcela kadastrale në lokalitetin ‘Shpilje’ në Dibër, në pronësi të SHA “EMV Shkup”, njofton Stefan Dimovski, zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme Ohër.

    Sipas tij, personi fitoi një pasuri të paligjshme prej 1,631,520 denarë.

    Uzurpim të tokës, përveç lokalitetit “Shpilje” dhe plazhit të qytetit, ndodhi edhe në lokalitetin Manastirec (Tre çezma) në anën e majtë të rrugës Dibër-Strugë, pjesë që i përket komunës Qendër Zhupë dhe KOM-it.

    Lajmi Paraprak

    Incidenti me armë zjarri në Shkup – 31 vjeçari vdiq si pasojë e plagëve të rënda

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë