Pacientët e prekur nga kanceri kërkojnë futjen terapisë biologjike në listën pozitive

    Klinika e Onkologjisë është ende duke punuar për regjistrin e ri për pacientët onkologjikë, ndërsa kur do të jetë gati, nga kjo klinikë nuk përgjigjen. Regjistri i ri duhet të evidentojë sasinë e terapisë së nevojshme dhe cili pacient për çfarë terapie ka nevojë, në mënyrë që Fondi Shëndetësor të sigurojë sasinë e duhur të terapisë për pacientët me kancer.

    “Punojmë në zbatimin e funksionaliteteve të reja me të cilat regjistri i Onkologjisë në tërësi do të lidhet me regjistrin shtetëror për kancer e cila mirëmbahet dhe përditësohet nga ana e Drejtorisë për shëndetësi elektronike dhe Instituti i Shëndetit Publik. Në mënyrë shtesë klinika punon edhe në tre regjistra për lokalizime specifike të tumorit. Njëri tashmë është funksional ndërsa dy të tjerët janë në punim e sipër”, thonë nga Klinika e Onkologjisë.

    Nga shoqata e pacientëve me kancer Hema Onko thonë se regjistri i ri do të ua lehtësonte punën pacientëve, por megjithatë zgjidhje më të mirë dhe të shpejtë e shohin që disa ilaçe të vendosen në listën pozitive, pasi edhe numri i pacientëve me kancer rritet vazhdimisht.

    “Si zgjidhje përfundimtare, edhe pse këtë vit kemi pasur rritje të buxhetit, por u pa se as ajo nuk është garanci se terapi do të ketë në kohë, në një farë mënyrë të vetme e shohim zgjedhjen që disa barna të caktuara që furnizohen prej buxhetit të kushtëzuar të përfundimisht të vendosen në listën pozitive dhe kjo do tu japë një farë sigurie pacientëve dhe zgjidhje përfundimtare se nuk do të ndodhë kjo që ka ndodhur”, tha Ana Marjanoviq, përfaqësuese e Hema Onko.

    Këtë vit dy herë pacientët me kancer për një muaj mbetën pa terapi të caktuara biologjike, ndërsa autoritetet shëndetësore premtonin se nuk do të përsëritet mungesa e terapive biologjike./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ministria e Kulturës nuk respekton Ligjin për pëdrorimin e gjuhëve

    Lajmi i rradhës

    Mitet shëndetësore vazhdojnë të përhapen në internet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë