Ftohen të gjithë qytetarët bashkohen në protestën paqësore që që do të mbahet sot në qendër të Tetovës, nga ora 17:30, në mbështetje të popullit të Gazës dhe për të shprehur solidaritetin me ata që po vuajnë nga lufta dhe represioni, përcjell Nistori.
Në një periudhë kur situata humanitare në Gaza ka arritur në nivele dramatike, është më e rëndësishme se kurrë të ngrisim zërin tonë dhe të qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të të drejtave të njeriut dhe paqes. Protesta e organizuar është një mundësi për qytetarët e Tetovës dhe të gjithë rajonit të tregojnë solidaritetin e tyre me popullin palestinez dhe të kërkojnë ndërkombëtarizimin e kërkesave për liri dhe drejtësi.
Kjo do të jetë një protestë paqësore dhe organizatorët ftojnë të gjithë pjesëmarrësit të jenë të duruar dhe të respektojnë rendin dhe ligjin. /Nistori/