KËNGË MAJI

    Johann Wolfgang von Goethe

    Sa bukur më ndrin
    Natyra përpara!
    Si shkëlqen dielli!
    Si buzëqesh ara!

    Nga secila degë
    Shpërthen pranverë
    Dhe njëmijë zëra
    Nga secila ferrë,

    Dhe gaz dhe hare
    Nga secili gji.
    O tokë, o diell!
    O qejf, o magji!

    Dashuri, o dashuri,
    Si dritë e diellit,
    Si retë e mëngjesit
    Në kupë të qiellit!

    E bekon me hir
    Të njomën arë,
    Në avull lulesh
    Dehet bota mbarë.

    O gocë, o gocë,
    Sa rëndë të dua!
    Si më sheh me sy!
    Sa më do ti mua!

    Kështu i do lauresha
    Këngë edhe erë,
    Dhe lule e mëngjesit
    Të qiellit merë.

    Sa të dua unë
    Me kaq padurim,
    Ty që djalëri
    Dhe këndë e guxim

    Për këngë të reja
    E valle më dhuron.
    Ji prore e lumtur,
    Siç më dashuron!

    – – – – – – – – – – – – –

    Nga gjermanishtja:
    Kujtim Shabani

    Lajmi Paraprak

    Pse produktet vendore kushtojnë më shumë se ato të huaja?

    Lajmi i rradhës

    Kur të mëdhenjtë hanë kumbulla, të vegjëlve u mpihen dhëmbët!

    Lajme tjera

    BILLY

    Lou ReedPërktheu: Fadil Bajraj Billyn e kam pasur shok të mirë,u rritëm së bashku që nga mosha nëntë…
    Më tepër

    Koka bën e koka vuan

    Ali Asllani Ç’ke moj zemër që rënkon!Njëher’ varet trikollari, herën tjetër kryq i thyer…Paska rar’ hallva prej qielli…
    Më tepër

    Të ecësh vetë

    Rrahman Dedaj Nisesh nga vetja pa u hamendurE qet një hap dhe hapin tjetërDhe mund të jesh fatlumNëse…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë