Qeveria e djathtë e VMRO-së me ndryshimet e fundit ligjore duket se po bën politika populiste që janë tipike për partitë majtiste edhe atë pak muaj para zgjedhjeve lokale.
Me ndryshimet ligjore në sferën sociale pensionistët, studentët dhe personat me rrezik social do të mund të punojnë deri në katër muaj në vit pa u prekur pensionet apo ndihmat sociale. Kontributet për këto katër muaj do ti paguajnë punëdhënësit. Krejt kjo është e kufizuar në disa veprimtari si në bujqësi, hotieleri dhe turizëm, shtëpi për pleq dhe amvisëri por jo edhe në lëmi tjera si në ndërtimtari dhe degë të industrisë për çka dhe ka pasur kritika nga punëdhënësit.
Veç kësaj me ndryshimet të ligjit për energjetikë do të përcaktohet varfërisa energjetike ku familjeve të varfëra nuk do tiu ndërprehet rryma gjatë muajve të dimrit edhe nëse nuk do ti paguajnë faturat.
Më herët Qeveria i rriti pensionet në 5 mijë denarë për çdo pensionist ndërkohë heziton të rritë pagën minimale në 500 euro siç po kërkojnë shumica e sindikatave në vend.
Qeveri poashtu heziton të rritë rpagat e të punësuarve në sektorin publik, ku këtë vit është rritur vetëm minimumi vjetor i përvojës së punës deri në 1800 denarë por jo edhe rritje pages bazë. Premtimet janë që paga e muaji shtator të vjen me rritje deri në 8 përqind.
Nga ana tjetër Qeveri nuk ka një plan për të bërë reforma në administratë publike me çka do të kishte shkarkuar edhe fondin pensional në sektorin publik, kjo sipas vlerësimit të ekspertëve.
Qeveria po ashtu përmes kredisë hungareze po ndihmon në financimin projekteve të komunave por që nuk asnjë plan për decentralizim më të madh të pushtetit qendror dhe rritje të kthimit të TV-së komunave. Aktualisht TVSH-ja u kthehet komunave deri në 5 përqind, shumë larg standardeve ligjore të vendeve të BE-së kur TVSh-ja u kthehet komunave deri në 40 përiqnd. /Koha/