U shkarkua më herët për dëmtim të reputacionit të institucionit, Filev kthehet në pozitën e drejtorit

    Pasi ministri teknik i Punës dhe Politikës Sociale nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gjoko Vellkovski e shkarkoi drejtorin e Qendrës për Punë Sociale në Radovish, Aleksandar Filev, Qeveria e anuloi vendimin dhe tani Filev kthehet në pozitën e drejtorit.

    Zyra e ministrit njoftoi se drejtori është shkarkuar për shkak të dëmtimit të rëndë të reputacionit të institucionit. Nga aty shtojnë se Filev u arrestua muajin e kaluar për sjellje agresive ndaj policëve në gjendje të dehur, ndërsa më parë ishte arrestuar për trafik ilegal droge.

    Sipas ministrit Vellkovski, vendimi i Qeverisë është i palogjikshëm dhe i pamoralshëm. Në anën tjetër, sipas zëvendësministres plotësuese të Punës nga radhët e LSDM-së, Jovana Trençevska, shkarkimi i drejtorëve me vendim të njëanshëm gjatë zgjedhjeve është vepër e kundërligjshme. “Ligji për Qeverinë parasheh që zëvendës- ministri plotësues së bashku me ministrin, të shqyrtojë dhe të nënshkruajë të gjitha aktet dhe dokumentet, dhe nëse kjo nuk bëhet, aktet dhe dokumentet e tilla nuk prodhojnë efekt juridik”, njoftojnë nga zyra e Trençevskës.

    Lajmi Paraprak

    “Mbeti ëndërr e parealizuar”- flet vajza që u refuzua nga FSK-ja për shkak të mbulesës

    Lajmi i rradhës

    Haxhi për qytetarët e RMV këtë vit do të kushtojë 6.650 euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë