Kuvendi i jashtëzakonshëm i ASh-së shkarkoi Arben Fetain dhe përjashtoi tetë anëtarë të kryesisë

    Mbrëmë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, mbajti Kuvendin e jashtëzakonshëm në qytetin e Kumanovës, me kërkesë të mbi 2/3 të numrit të përgjithshëm të kuvendarëve.

    Pas përfundimit të Kuvendit, Taravari bëri të ditur se nga pozita e kryetarit të Kuvendit është shkarkuar Arben Fetai dhe në vend të tij është emëruar Nazim Taipi, i cili deri më tani ka ushtruar postin e nënkryetarit të ASh-së.

    “Për shkak të veprimeve të cilat janë kundër partisë, kryetari i Kuvendit u shkarkua dhe prej sot kryetar i ri i Kuvendit u zgjodh Nazim Taipi”, tha Taravari

    Janë ndryshuar edhe disa anëtarë të Komisionit statutar dhe juridik si dhe janë përjashtuar edhe tetë anëtarë të kryesisë.

    Lajmi Paraprak

    “Kriza klimatike në RMV mund të zbutet vetëm nëpërmjet veprimit të përbashkët”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë