Të dhënë pas peshkimit: 10 mijë njerëz në RMV ndjekin sportin e qetësisë

    Në Maqedoninë e Veriut është shënuar rritje e peshkut të zënë në krahasim me vitin e kaluar, ashtu që te peshkimi rekreativ kemi rritje për 80 përqind, ndërkohë ai komercial ulje për 48.4 përqind.

    “Në vitin 2024, zënia e përgjithshme e peshkut është 2 475 ton dhe krahasuar me vitin 2023 është rritur për 19.4 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke u regjistruar rritje e prodhimit të akuakulturës për 24.7 përqind.

    Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2024 në peshkim kanë marrë pjesë 9 538 persona, ashtu që vetëm 62 janë femra; ndërsa nga 192 të punësuar në prodhimin e peshkut, 163 janë meshkuj.

    Prodhimet e akuakulturës kanë arritur në 2 337 ton, ashtu që 94.4 përqind është peshku i kapur.

    “Në vitin 2024 janë prodhuar 95.5 milionë copë vezë peshku me një pjesëmarrje të përgjithshme prej 994 828 kg, që është rënie për 21.1% krahasuar me vitin 2023”, raportoi Enti, duke shtuar se lloji i peshkut që kultivohet më shumë është trofta e ylberit.

    Lajmi Paraprak

    Pasuria e deklaruar e Enver Bexhetit: shtëpi, lokale, tokë bujqësore dhe automjete në emër të familjarëve

    Lajmi i rradhës

    Jeta studentore në RMV: midis lirisë së ëndrrave dhe realitetit të varfër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë