Letonia përgatit nxënësit për luftë, fut trajnimin ushtarak si lëndë në shkolla

    Foto ilustruese

    Për të mbrojtur veten nga surprizat e pakëndshme, Polonia dhe shtetet baltike po forcojnë kufirin e tyre të jashtëm të BE-së me barriera tankesh dhe fusha të minuara.

    Dhe Letonia ka vendosur “mësimet ushtarake” si lëndë të detyrueshme në shkolla.

    Bëhet e ditur se një nga kufijtë më të sigurt të BE-së po ndërtohet në verilindje të kontinentit evropian!

    Sepse Polonia, Lituania, Letonia, Estonia dhe Finlanda kufizohen me Rusinë.

    Që nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, shumë njerëz në shtetet baltike kanë frikë se Moska gjithashtu mund të planifikojë një sulm atje, shkruan euronews.

    Së bashku, Letonia, Estonia dhe Lituania kanë filluar ndërtimin e “Linjës së Mbrojtjes Baltike”.

    Raportohet se vetëm pjesa letoneze e fortifikimeve kufitare do të kushtojë 303 milionë euro.

    Letonia ka vendosur piramida betoni të njohura si “dhëmbët e dragoit”, për të mbrojtur kufirin.

    Gjithashtu, në bazën letoneze të NATO-s, Adazi, 3000 ushtarë të NATO-s nga 14 vende po ushtrojnë për emergjenca.

    Ministri polak i Mbrojtjes sapo ka njoftuar një rritje të numrit të trupave.

    Ndërsa shpenzimet e mbrojtjes në Poloni dhe shtetet baltike arritën në rreth 2% të prodhimit ekonomik në vitin 2020, së shpejti do të arrijnë në 5%.

    Në kryeqytetin Riga, shkollat u mësojnë nxënësve aftësitë bazë ushtarake.

    Tani ka 112 orë të detyrueshme të trajnimit ushtarak në të gjitha shkollat ​​e mesme. Telegarfi

    Lajmi Paraprak

    OKB: 100 për qind e banorëve të Gazës janë në rrezik nga zia e bukës

    Lajmi i rradhës

    Si nisi lëvizja për pajtimin e gjaqeve, flasin katër aktivistë të asaj kohe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë