Puna me prish, a është punë?!

    PROF. DR. ELMAS LECI  

    Puna me prish nuk është punë. Koncepti i Prishja është shkatërrim. Në anën tjetër të medaljes, edhe kur ndërtohet keq, përsëri për të është bërë punë, sepse koncepti i punës është ndërtimi i të mirave materiale, që nisin nga zero e ngjiten deri në infinit. Puna e keqe ose pa renatabilitet, edhe ajo ka të mira materiale, por të pakta, ama ka, se po bëre punë, do “vjelësh frutat”. Të shkatërrosh nuk është punë. Është masakër. Nëse gabojmë dhe masakrën e quajmë punë, shkojmë në anarkizëm. Edhe mund të ndërtohet gabim, por ama ajo është punë. Gjatë jetës bën korrigjime dhe puna e “keqe” rregullohet dhe ajo e reja, e mira, patjetër që sjell të mira materiale. Pra, koncepti punë është i gjerë. Në fund të fundit punë është e sjell fitim.

    A ka fitim nga një shkatërrim pune të bërë më parë “pa mend” ose pa laps reantabiliteti, nga një prishje psh., si në Theth?! Përgjigja e të ndërgjegjshmëve mendoj se është jo. A ka forma të tjera rregullimesh për ndërtimet e parregullta?! Mendoj se po. Dhe cilat janë ato?! Ka disa rrugë. Nuk dua të bëj të diturin, por po vë pak logjikën në veprim. Po përmend një. Studimi i asaj që e kanë lënë të bëhet siç “nuk duhej bërë”, qoftë organizmat qeverisëse në bazë, qoftë në qendër kanë përgjegjësi, sepse e panë anomalinë e ndërtimeve dhe heshtën nga dashamirësia apo korrupsioni dhe këtë nuk e përcaktoj dot. Mençuria pret litarë, thotë populli ynë, ndaj kemi në krye të zgjedhurit, që konsiderohen më të mençurit.

    Një, Kryeministri psh., i pa ndërtimet. I pa vetë, organizmat, vartësit e çdo shkalle nuk e paskan informuar! Faj i madh. Nuk po ndalem se “i miratoi” popullorçe e në popull atje në vend kur i pa para votimeve apo jo, se kjo është tjetër temë, por po them e pyes se a nuk do ishte më mirë që të mblidhte këshilltarët e tij më të mirë (edhe ndoshta i ka mbledhur, s’e di) dhe të zgjidhnin çështjen pa dhimbje. A kishte mundësi. Them se po. Si?! Po ja (mendoj unë), ndodhemi para një fakti të tillë në Theth apo ku tjetër? Dhe të “mençurit”, jam i bindur se do t’i rekomandonin Kryeministrit zgjidhjen e duhur e të gjerë, por jo prishjen aktuale, veçse atë graduale e zëvendësuese, që do ishte versioni më i mirë se ky i ndërtuari. Qeverisja ka e çon fadroma. Ç’i duhen fadromat qeverisë?! Për të traumatizuar njerëzit?! As organizma të tilla si IKMT etj. nuk i duhen. Po të jetë për ndonjë rast të veçantë, si ndonjë ndërtim në rrugë, çështje që nuk pret, po. Por ato duhet t’i kenë vetëm organet vendore.

    Qeveria ka mundësi të tjera, mundësi më të mëdha dhe e kap “lepurin me qerre”. Ka shumë masa të tjera për të realizuar eliminimin e zënieve apo ndërtimeve pa leje psh., gjobat, detyrimi etj., që poseduesit zënës të lirojnë ato që duhen liruar apo prishur. E çfarë ndodhte po të bëhej gradualisht prishja, prish e bëj ndërtim tjetër të ri me parametrat që kërkon qeverisja sipas planimetrisë së përpunuar nga arkitektë e mirë?! Asgjë! Banorët mendoj do jepnin dakordësinë dhe do ishin po aty pronarë apo qiraxhinj sa të shlyenin vlerën e objekteve që duhen ndërtuar ligjërisht në Theth apo kudo në zonat e tjera turistike e me probleme. Kjo nuk u bë, por u bë “në nxitim” katrahura e shembjes deri edhe me tritol i 70 apo 100 objekteve në zonën më të bukur turistike e më të thellë veriore të Shqipërisë në mes të sezonit turistik. Çudi e super çudi! Pas asaj ngjarjeje, sikur të mos ishin spikerat e RTV-e, zor se mund t’i dalloje që materiali i shkatërruar ishte në Shqipëri apo Palestinë. Jo kështu! Kjo nuk është mençuri! Kjo nuk i shërben asnjërës palë, as banorëve, as organeve qeverisëse. Kjo na turpëron.

    Thënia e Kryeministrit se “puna po vijon për prishjet”, më duket e pavend, sepse prishjet nuk janë punë, zoti Kryeministër! Punë, edhe një herë, edhe njëqind herë siç është thënë e shkruar në të gjitha enciklopeditë botës dhe nga filozofët e ekonomistët më të shquar të njerëzimit, është përcaktuar se ajo “puna ka për qëllim përmirësimin e integrimit social dhe adoptimin reciprok të individëve, familjeve të tyre, grupeve sociale dhe rrethit të tyre shoqëror si dhe të ruajë dinjitetin e individit, të zhvillojë mundësitë e tij, të përmirësojë marrëdhëniet ndërpersonale dhe të zgjidhë problemet sociale, dhe është kryesisht është e orientuar ndaj individëve e grupeve vulnerabil”, pra me pak fjalë, puna është ajo që krijon të mira materiale. Të mirat materiale nuk krijohen duke shkatërruar, por duke ndërtuar, ndoshta ndonjëherë edhe keq, por pa pasione e inate e duke korrigjuar gabimet, por asnjëherë me shkatërrime masive. Puna me prish nuk është e nuk duhet konsideruar punë!

    * Autori, drejtor ekzekutiv Instituti i Sigurisë dhe Mbrojtjes /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    A do t’i vë taksë 100 për qind produkteve ruse RMV-ja?

    Lajmi i rradhës

    Situata komplekse dhe nevoja për dialog të pakufizuar

    Lajme tjera

    Ky regjim duhet shembur

    DR.SC.LIDA SHOSHA SHËRIMI I NJË KOMBI NGA KANCERI Shpesh në gjuhën mjekësore, fjala kancer nënkupton një sëmundje të…
    Më tepër

    Anomia 2026

    BEN ANDONI Shoqëria shqiptare i kishte dhënë sinjalet prej kohësh të një tejlodhje të saj ndaj institucioneve, problemeve…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë