Mbretëria e Bashkuar e ‘angazhuar’ për të njohur Palestinën si shtet, por qeveria nuk thotë se kur

    Sekretari i Thesarit, James Murray, tha se qeveria britanike është “pa asnjë mëdyshje” në angazhimin e saj për të njohur Palestinën si shtet.

    I pyetur nëse Britania do ta bëjë këtë në shtator së bashku me Francën, ai tha se është çështje “kur, jo nëse”.

    Por ai shtoi se kjo duhet të jetë pjesë e “rrugës drejt paqes”, një mesazh që edhe kryeministri Sir Keir Starmer e ka përsëritur disa herë, shkruajnë mediat e huaja.

    Në intervistën për emisionin Sunday Morning me Trevor Phillips, Murray u shpreh:

    “Ne jemi plotësisht të përkushtuar për njohjen e Palestinës. Kjo është pa mëdyshje. Kryeministri e ka bërë të qartë këtë. Nuk është çështje nëse do ta bëjmë, por si ta bëjmë realitet shtetësinë palestineze”.

    Ai shtoi se qeveria duhet të punojë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për këtë njohje.

    Më tej, Murray tha: “140 vende tashmë e kanë njohur Palestinën, por vuajtjet vazhdojnë. Ne duhet ta përdorim atë moment për të nxitur ndryshimin dhe për të arritur zgjidhjen me dy shtete – e vetmja mënyrë për një Izrael të sigurt dhe një shtet palestinez sovran. Kjo është rruga drejt paqes së qëndrueshme”.

    Ai gjithashtu përsëriti thirrjen e qeverisë për një armëpushim të menjëhershëm, kthimin e pengjeve dhe lejimin e ndihmës humanitare. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Alarm në Zvicër: numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

    Lajmi i rradhës

    Të flasësh si në shtëpi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë