Në Gostivar u arrestua nëna dhe dy gra për video pornografike ku përfshihet një fëmijë trevjeçar

    Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar tre persona si të dyshuara për incizime me përmbajtje pornografike. Në video është i përfshirë një fëmijë trevjeçar.

    “Në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria A.Q. (31) nga Republika e Shqipërisë, me vendbanim në rrethinën e Gostivarit, motrën e saj M.J. (22) nga rrethina e Tetovës, ndërsa më 27.07.2025 është privuar nga liria edhe shoqja e tyre E.I. (23) nga rrethina e Tetovës, duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm nga bashkëshorti 34-vjeçar i A.Q. “, njoftoi Policia.

    Prokuroria Themelore Publike ka dhënë Urdhër për fillimin e hetimeve ndaj nënës, e cila dyshohet se ka keqpërdorur vajzën e saj dhjetëvjeçare dhe djalin trevjeçar.  Ajo dyshohet për prodhimin dhe shpërndarjen e pornografisë për fëmijë.

    “Në periudhën gjatë qëndrimit në Itali, A.Q., M.J. dhe E.I. kishin incizuar dhe i kishin dërguar video me përmbajtje pornografike të djalit të tij trevjeçar. Ato u mbajtën në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse sipas neneve 201 dhe 193-a të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Prokuroria ka kërkuar nga  Gjykata Themelore e Gostivarit përcaktimin e masës së paraburgimit për tre të dyshuarat.

    Lajmi Paraprak

    Influenserët nën lupën e shtetit: duhet të paguajnë tatim!

    Lajmi i rradhës

    Hapësira qytetare në Ballkan po ngushtohet! Pas tre viteve pauzë, në RMV rikthehet Këshilli për Bashkëpunim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë