ASh e Taravarit shpalli kandidatët për kryetarë në katër komuna

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari / Fotografia: Nistori

    Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari, dje zyrtarizoi kandidatët për kryetar në katër komuna në zgjedhjet lokale që priten të mbahen këtë vjeshtë.

    • Në Gostivar, për mandat të ri do të kandidojë kreu aktual i komunes, Valbon Limani.
    • Në komunën e Sarajit, kandidat do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Blerand Ramadani.
    • Në Vrapçisht, kandidati i partisë do të jetë Isen Shabani.
    • Ndërsa në Tearcë do të garojë Nazim Taipi.

    Ndryshe më 28 korrik u bë e ditur se Fronti Evropian dhe Aleanca për Shqiptarët e Taravarit do të garojnë me kandidatë të përbashkët dhe lista të përbashkëta për këshilltarë në zgjedhjet lokale të tetorit. Kjo marrëveshje u konfirmua nga nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, i cili theksoi se bashkëpunimi mes koalicioneve është në një fazë të avancuar.

    Ai përmendi se marrëveshja mes kryetarit Ahmeti dhe kryetarit Taravari garanton pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet lokale, duke përfshirë kandidaturat dhe listat e këshilltarëve.

    “Tashmë ka marrëveshje mes Frontit Evropian, mes kryetarit Ahmeti dhe kryetarit Taravari për pjesëmarrje të përbashkët në këto zgjedhje, kështu që do të kemi edhe kandidatë të përbashkët dhe lista të përbashkëta për këshilltarë”, theksoi Ademi.

    Ademi njoftoi gjithashtu se Fronti Evropian do të ketë kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit, ndërsa emri i kandidatit pritet të bëhet i ditur në ditët në vijim. Ai shtoi se emrat e kandidatëve për komunat e tjera gjithashtu do të konfirmohen nga organet partiake dhe ato të koalicionit të gjerë që përbëhet nga BDI dhe partnerët e saj.

    Lajmi Paraprak

    Gjermani, a mund ta mbulojnë vullnetarët kërkesën e lartë për ushtarë?

    Lajmi i rradhës

    DIBRA NË HALL ME VETURAT E VJETRA!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë