Stefan Andonovski: Sofja tregon se nuk është e gatshme për bisedime në bazë pariteti, por ne do të vazhdojmë të përpiqemi, por jo në dëm të interesave kombëtare maqedonase
Qeveria ka qenë proaktive në qasjen e saj që nga dita e parë dhe në asnjë moment nuk e kemi lëshuar tryezën e negociatave.
Ministri Andonovski tha se për herë të parë pas një kohe të gjatë, interesat kombëtare maqedonase mbrohen në një mënyrë që edhe Sofja do ta njohë atë që është një fakt i pamohueshëm për popullin maqedonas, për jetëgjatësinë e identitetit maqedonas dhe gjuhës maqedonase, por pala tjetër po tregon se nuk është e gatshme të bisedojë në bazë pariteti. /Nistori/






