Kur urrejtja bëhet spektakël dhe kryeministri Mickoski rri ulur

    Lutfi Dervishi

    Kur thirrjet për “vdekje për shqiptarët” dhe “dhoma gazi”” bëhen në publik, në Kumanovë, gjatë një ndeshje basketbolli, para një Kryeministri që rri ulur si spektator, nuk kemi të bëjmë me një incident, por me një alarm. Mickoski dhe qeveria e tij nuk treguan as minimalin e përgjegjësisë morale apo politike. Përballë urrejtjes zgjodhen të kyçin gojën. Por historia jo fort e largët e këtij shekulli, ka treguar se kur institucionet heshtin përballë diskriminimit dhe urrejtjes, pasoja nuk janë retorike, janë reale.

    UÇK nuk lindi nga vullneti shqiptarëve për konflikt, por nga një shtet që për vite injoroi kërkesat legjitime për barazi, nga një shtet që i trajtonte shqiptarët si qytetarë të dorës së dyte.

    Marrëveshja e Ohrit nuk ishte dhuratë, por rezultat i çmimit që Maqedonia e pagoi për shkak të padrejtësive të mbledhura dhe heshtjeve të zgjatura.

    Mickoski ndoshta mendon se po fiton vota me heshtje dhe politike antishqiptare, por në fakt po investon në destabilizim. Sepse kur një Kryeministër nuk reagon ndaj thirrjeve për spastrim etnik, atëherë nuk është më çështje retorike, është çështje kohe derisa historia të përsëritet. Dhe këtë herë, përgjegjësia do ketë emra konkretë.

    *Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Rënie e natalitetit në Kosovë: ekonomia, migrimi dhe stili i jetës po ndryshojnë prioritetet familjare

    Lajmi i rradhës

    A do ta ndryshojë presioni amerikan rrjedhën e luftës në Ukrainë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë