Pa paratë e mërgimtarëve, bizneset në rrezik të zhduken

    Ardhja e mërgimtarëve në vendlindje në këtë periudhë të vitit ka gjallëruar dukshëm qytetin e Tetovës dhe rrethinën. Kthimi i tyre gjatë verës në vendin ku kanë lindur, krahas rritjes së fluksit në komunikacion, ka edhe impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik në Pollog, kur dihet se bizneset mbijetojnë falë ardhjes së tyre, të cilët buxhetit të shtetit i shtojnë mbi 1 miliardë euro. Fuqia blerëse e mërgimtarëve mban gjallë bizneset në këtë rajon – sidomos bizneset e mesme dhe të vogla dhe jo vetëm. Pa paratë e mërgimtarëve këta biznese shumë lehtë mund të zhduken pohojnë pronarët e bizneseve në rajonin e Pollogut dhe jo vetëm.

    Pronarë të bizneseve në Tetovë thonë se duhet që të ketë një respekt të veçantë ndaj mërgimtarëve pikërisht për shkak se ata janë shtylla kryesore e ekonomisë në vendin tonë.

    “Vështirë mbijetojmë kur nuk është sezoni veror sepse gati përgjysmohet puna krahasuar me këtë kohë. Tash falë ardhjes së mërgimtarëve kemi edhe më shumë punë, ka më shumë lëvizje në qytet dhe është mirë që kthehen çdo vit sepse është vështirë të mbijetohet pa mërgimtarët”, thotë një pronar I një lokali në Tetovë. Këtë e thonë edhe bizneset që funksionojnë në pjesën qendrore të Tetovës.

    “Edhe pse nuk është si viteve të kaluara, megjithatë gjendja nuk është keq sepse kemi më shumë punë në këtë periudhë të vitit. Nëse nuk vijnë mërgimtarët ne këtu jemi në kolaps prandaj duhet të kemi më shumë respekt ndaj tyre sepse përndryshe duhet që të mbyllim bizneset” thotë Halil Alimi, një pronar i biznesit të vogël në Tetovë. Edhe pronarë të butiqeve në qendrën tregtare në Tetovë thonë se me ardhjen e mërgimtarëve shtohet puna më shumë dhe se fuqia blerëse është pikërisht nga mërgimtarët sepse në të kundërtën nuk do të ekzistonin edhe këta biznese.

    “Shumica e bizneseve ekzistojnë me fitimin që e bëjnë në këtë kohë sepse pjesa tjetër e vitit është dobët dhe nuk ka punë si gjatë verës. Por, nëse nuk do të ishin mërgimtarët shumë biznese nuk do të ekzistonin dhe do të mbylleshin. Tërë potenciali ekonomik është tek mërgimtarët sepse këtu nuk ka fuqi të madh blerëse”, thotë një pronarë I një butiku në Tetovë. Atmosfera në qendër të Tetovës vazhdon të jetë më e madhe edhe gjatë mbrëmjeve, për këtë edhe bizneset përrethë shprehen të kënaqur me ardhjen e mërgimtarëve. Thonë që përveç gjallërisë që përjetojnë qyteti, ndihmojnë edhe ekonominë e vendi. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Kulturat bujqësore, pritet që reshjet e shiut të përmirësojnë situatën

    Lajmi i rradhës

    “Kërkim dhe zhvillim”, Maqedonia ndër të fundit në rajon

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë