Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e shkollës fillore në fshatin Moranë

    Qeveria e RMV / Fotografia: Nistori

    Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për themelimin e shkollës fillore “Azem Morana” në fshatin Moranë të Komunës së Studeniçanit.

    Zv.kryeministri Izet Mexhiti theksoi se vendimi përbën nderim për sakrificën. Është ngjallje e kujtesës për një figurë të ndritur kombëtare, që dha gjithçka për arsimin shqip dhe idealin e lirisë. “Shkolla “Azem Morana” do të jetë një tempull kujtese, një burim frymëzimi, një fener që do të ndriçojë rrugën e brezave të rinj drejt dijes dhe ndërgjegjes kombëtare. Ky vendim është borxhi ynë i vonuar ndaj një njeriu që e deshi arsimin aq sa jetën, dhe që për këtë dashuri, e dha jetën”, shkruan Mexhiti.

    Lajmi Paraprak

    Rritet minimalisht nota mesatare e provimeve të maturës shtetërore, sidomos në matematikë

    Lajmi i rradhës

    Shqipëria, jo qendër ndalimi për migrantët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë