Pas gjashtë vitesh pauzë, 620 mijë trofta lëshohen në liqenin e Ohrit

    Pas një pauze prej gjashtë vitesh, Liqeni i Ohrit është rimbushur sërish me troftë. Bëhet fjalë për peshq troftë të rinj, me peshë rreth 3.5 gramë, e cila është zhvilluar nga vezët e mbledhura gjatë dimrit përmes fekondimit artificial në kapacitetet për shumim të Qendrës Hidrobiologjike në Ohër.

    Në liqenin e Ohrit janë lëshuar 400 mijë copëve peshq të rinj të troftës të rritur në këtë institucion, si dhe 200 mijë të tjera nga inkubatorët e Institutit për Blegtori.

    Ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski, gjatë hedhjes së peshqve në liqen, ka theksuar se megjithëse minimumi i parashikuar për këtë vit ishte 400 mijë copë, në institucion janë rritur gjithsej 620 mijë trofta, çka tregon përkushtimin për të ruajtur këtë pasuri kombëtare.

    Lajmi Paraprak

    Studentët në RMV: 140 denarë nuk u mjaftojnë për vakt studentor!

    Lajmi i rradhës

    A po tenton politika të keqpërdorë BFI-në për fushatë zgjedhore!?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë