Nuk kaluan ndryshimet e Kodit Zgjedhor në RMV

    Nuk janë miratur ndryshimet e Kodit Zgjedhor në kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Në votimin e parë votuan 86 deputetë, prej tyre 66 pro, ndërkaq 18 ishin kundër. Në votimin e dytë, kur votimi u bë nga deputetët e komuniteteve jo shumicë, nga 29 deputetë të regjistruar, 11 deputetë votuan pro, kurse 18 kundër.

    Të shtunën në kuvend u mbajt seancë e jashtëzakonshme, siç u njoftua nga kuvendi, për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat sigurojnë përputhje me rekomandimet e ODIHR-it dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

    “Ndryshimet janë të nevojshme, pasi që synojnë rritjen e transparencës në procesin zgjedhor përmes: rregullimit të mediave elektronike dhe portaleve online në përputhje me Ligjin për media, harmonizimit me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ku u shfuqizuan dispozitat që rregullonin numrin e nënshkrimeve të kërkuara për paraqitjen e listës së kandidatëve nga një grup votuesish, si dhe harmonizimi me Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore”, u tha në njoftimin e kuvendit. 

    Lajmi Paraprak

    Çfarë thanë udhëheqësit europianë pas takimit të Trumpit dhe Putinit?

    Lajmi i rradhës

    ShBA forcon ushtrinë e RMV: 29 automjete të blinduara për gatishmëri më të lartë në NATO

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë