Era e fortë / Parashutisti i RMV ‘udhëtoi’ papritur në Shqipëri, fatmirësisht pa lëndime (Foto)

    Një parashutist i Maqedonisë së Veriut ka shpëtuar ditën e diel pa lëndime, pasi era e fortë e “hodhi” në Pogradec të Shqipërisë, përcjell Nistori.

    Komandanti i Shën Naumit, të Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar autoritetet shqiptare se një parashutist ishte ngritur në fluturim dhe, si pasojë e erës së fortë, kishte devijuar fluturimin dhe mund të kishte rënë në fshatin Alarup, Pogradec.

    Policia ka shkuar në adresën e dhënë dhe kanë gjetur sportistin, i cili fatmirësisht ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Parashutisti u dërgua në pikën kufitare të Qafë Thanës, i cili më pas ka kaluar për në Maqedoninë e Veriut.

    Njoftimi i plotë i policisë së Shqipërisë:

    Policia Kufitare i shkoi në ndihmë një sportisti të Maqedonisë së Veriut, që fluturonte me paraglajder.
    Shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke bërë të mundur lokalizimin e tij.

    Pas informacionit të marrë nga komandanti i Shën Naumit, të Maqedonisë së Veriut, se një parashutist ishte ngritur në fluturim dhe, si pasojë e erës së fortë, kishte devijuar fluturimin dhe mund të kishte rënë në fshatin Alarup, Pogradec, menjëherë shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij dhe kanë marrë kontakt me sportistin, shtetasin V. P., i cili ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

    Nga ana e shërbimeve të DVKM Korçë, është bërë e mundur dërgimi i këtij shtetasi në PKK Qafë Thanë, i cili ka kaluar për në Maqedoninë e Veriut.

    Sportisti falënderoi shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

    Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe fton këdo që ndodhet në nevojë të telefonojë në numrin pa pagesë 112. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    VLEN akuzon Osmanin për lidhje me Gruevskin, ai përgjigjet: shpifje, keni frikë

    Lajmi i rradhës

    Shkollat hapin dyert për 245 mijë nxënës: koha për dituri të reja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë