Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, nuk e mohoi nëse ka pasur takime me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili iku nga Maqedonia në Hungari, për çka e akuzon koalicioni qeverisës VLEN, përcjell Nistori.
I pyetur nëse ka pasur apo jo një takim mes tij dhe Gruevskit, Osmani u përgjigj:
“Takimet e ministrave të jashtëm janë të klasifikuara dhe, me ligj, nuk mund të zbulohen. Edhe nëse do të kishte pasur diçka të tillë, ajo do të ishte brenda fushëveprimit të funksionit të Ministrit të Punëve të Jashtme.”
Më herët, koalicioni VLEN, përmes deklaratave publike, e pyeti disa herë Osmanin nëse dhe pse është takuar në Budapest me ish-kryeministrin Gruevski, si dhe çfarë është diskutuar në ato takime. /Nistori/






