Vetëm një kandidat nga RMV është paraqitur për gjyqtar në Strasburg, konkursi ende është i hapur

    Vetëm një kandidat deri më tani ka aplikuar në njoftimin e ri që u shpall në fillim të muajit nga Komisioni i ri për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Gjyqtar në Strasburg, i cili u formua pasi tre kandidatët e përzgjedhur nga Komisioni i mëparshëm nuk ishin sipas pëlqimit të qeverisë.

    Konkursi i ri ka pothuajse të njëjtat kërkesa që duhet të përmbushë një gjyqtar i ardhshëm në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kërkon që një kandidat me shtetësi të RMV-së, me moral të lartë, të përmbushë kushtet e nevojshme për të mbajtur pozicione të larta gjyqësore ose të jetë ekspert ligjor me kompetencë të njohur, të paktën 12 vjet përvojë në profesionin përkatës, të jetë më i ri se 65 vjeç, të ketë përvojë në fushën e të drejtave të njeriut, të zotërojë në mënyrë aktive (niveli C) njërën gjuhë dhe pasive (niveli A) gjuhën tjetër zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht dhe frëngjisht).

    Lajmi Paraprak

    Abuzim me “dhunën” për të përfituar banesa sociale

    Lajmi i rradhës

    ShBA-ja e përdor veton përsëri kundër rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gazë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë