BE-ja dhe Maqedonia e Veriut drejt roamingut falas

    Komisioni Evropian ka nisur negociatat për përfshirjen e Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në regjimin “Roaming si në shtëpi” të Bashkimit Evropian, që ishte paralajmëruar edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor muajin e kaluar.

    Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, kjo do t’u mundësojë qytetarëve që udhëtojnë mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të kryejnë telefonata, të dërgojnë SMS dhe të përdorin internetin pa tarifa shtesë të roamingut.

    Negociatat dypalëshe me këto vende tashmë kanë filluar.

    Pasi marrëveshjet të përmbyllen dhe vendet partnere t’i përmbushin plotësisht rregullat e BE-së për roamingun, Komisioni Evropian do t’i kërkojë Këshillit Evropian që ta zgjerojë zyrtarisht zonën e roamingut të BE-së edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Lajmi Paraprak

    Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë