Ahmed al-Sharaa, presidenti i parë sirian që flet në OKB që nga viti 1967

    Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa ka mbërritur në New York për të marrë pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pjesëmarrja e parë e një presidenti sirian që nga viti 1967.

    Sharaa – një ish-lider i al-Kaedas, i cili dikur kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kokën e tij – shënoi një fitore të madhe diplomatike në maj kur fitoi njohjen nga presidenti i SHBA-së Donald Trump në një takim në Riad, shkruan Reuters.

    SHBA-të më pas hoqi shumicën e sanksioneve ndaj Sirisë dhe administrata Trump ka shprehur mbështetjen e saj për përpjekjet e Sharaas për të bashkuar dhe stabilizuar vendin.

    Raportohet se Sharaa do të mbajë fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme, e cila hap sesionin e saj të 80-të të martën.

    Sharaa do t’i japë fund kështu mungesës së Sirisë në OKB, e cila u iniciua nga izolimi për shkak të luftës civile.

    Nga ana tjetër, në lidhje me ish-presidentët Hafez dhe Bashar al-Assad, të cilët u përfaqësuan në OKB nga ministrat e jashtëm, Sharaa vendosi t’i japë fund kësaj praktike.

    Lajmi Paraprak

    Policia do të ribrendohet, uniformat vetëm në gjuhën maqedone

    Lajmi i rradhës

    Qiratë e studentëve më të shtrenjta se kurrë më parë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë