Afrim Gashi bën thirrje për zgjedhje fer dhe demokratike!

    Afrim Gashi, kryetar i Alternativës / Tubimi i VLEN në Zhelinë / Fotografia: Emir Hamzi / *Fotografi ilustruese

    Një ditë para nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, kryeparlamentari Afrim Gashi, ka bërë një thirrje publike për zhvillimin e një gare të drejtë, demokratike dhe dinjitoze.

    Në deklaratën e tij, Gashi ka theksuar rëndësinë e këtij momenti për demokracinë e vendit dhe të ardhmen e komunave, duke nënvizuar se zgjedhjet nuk janë thjesht një formalitet institucional, por një mjet thelbësor për qytetarët që të zgjedhin drejtues me integritet dhe vizion.

    “Demokracia nuk matet me fitoren e një individi apo partie, por me dinjitetin e garës. Prandaj, pres me besim që ky proces zgjedhor të jetë një dëshmi e pjekurisë sonë demokratike dhe reflektim i aspiratave tona europiane”, u shpreh Gashi.

    Ai u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike, institucioneve, kandidatëve dhe qytetarëve që të shmangin çdo formë presioni, gjuhë të urrejtjes, propagandë përçarëse apo keqpërdorim të resurseve publike. Gashi kujtoi gjithashtu rëndësinë e respektimit të Deklaratës së përbashkët për zgjedhje të drejta dhe demokratike, të miratuar më herët nga Kuvendi.

    Duke u uruar suksese të gjithë kandidatëve dhe partive, kryeparlamentari kërkoi që fushata të fokusohet në nevojat e qytetarëve dhe të udhëhiqet nga ndershmëria, si mënyra më e mirë për të garantuar një fitore të përbashkët për gjithë shoqërinë.

    Lajmi Paraprak

    Nga futbolli te Eurovision-i, Izraeli përballet me izolim në arenën ndërkombëtare për shkak të konfliktit në Gaza

    Lajmi i rradhës

    Në ‘Ditën e Patates’ në Vicë, fermerët e Sharrit kërkojnë rritje të subvencioneve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë