Xavi: Lamine Yamal e meritonte Topin e Artë

    Lamine Yamal / Fotografia: UEFA via Getty Images

    Ish-mesfushori i Barcelonës Xavi Hernandez beson se sulmuesi Lamine Yamal e ka merituar Topin e Artë.

    Yamal pas një edicioni fantastik me Barcelonën dhe Spanjën përfundoi vetëm në pozitën e dytë pas Ousmane Dembeles, i cili fitoi tripletën me PSG-në.

    Xavi kujtoi momentin kur i dha debutimin Yamal-it në moshën vetëm 15-vjeçare

    “Këtë herë peshën më të madhe e patën trofetë kolektivë. Për mua, po, Lamine e meritonte. Ashtu si Vitinha, Salah, Pedri, Raphinha… ka shumë që e meritojnë, por trofetë bëjnë diferencën. Lamine do ta fitojë, jam i bindur, por kur ekipi i tij të fitojë Ligën e Kampionëve ose një Botëror”.

    “Jam shumë krenar për atë që po bën Lamine dhe që i dhashë mundësinë të debutonte. E pashë që ishte i përgatitur, megjithëse vetëm 15-vjeç. Kishte besim, ishte i aftë, bënte diferencën në stërvitje dhe nuk kishte frikë. Që ditën e parë tregoi se është ndryshe. Për mua, ai është një nga të zgjedhurit dhe mund të përcaktojë një epokë në futbollin botëror”.

    Duke reflektuar mbi shpërthimin e tij që nga debutimi, Xavi shtoi: “Pa asnjë dyshim. Në stafin tonë e thoshim që në fillim: ‘Ky është material për Topin e Artë’. Në stërvitje e shihje qartë, kishte diçka ndryshe. E kupton shpejt që është një nga të veçantët”.

    Ndërkohë, Yamal ka pësuar një tjetër lëndim dhe do të mungojë për disa javë.

    Lajmi Paraprak

    Mungesë e theksuar e mjekëve amë në vendet rurale

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq pretendon se “të gjithë po përgatiten për luftë”

    Bashkohu

    Informohu në kohë