“Sot është Dita e Demokracisë, sot qytetarët do të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në kuadër të zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe këshilltarët e tyre”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Ai raportoi se vetëm në një vend, një fshat në komunën e Prilepit, votimi filloi më vonë.
Ministri pret një atmosferë zgjedhore paqësore, demokratike dhe të ndershme.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, të përcaktojnë hapat në të ardhmen, në mënyrë që të krijojmë një të ardhme që qytetarët tanë e meritojnë”, tha Toshkovski.
Ai shtoi se mbi 90 përqind e forcave në dispozicion të Ministrisë së Brendshme janë aktivizuar dhe janë të përqendruara në zhvillimin e një procesi zgjedhor paqësor.






