Suat Shaqiri pas vendimit të KShZ-së: do të jem kryetar i të gjithëve

    Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve u hodhën poshtë të gjitha 5 ankesat për votimet në Çashkë, të parashtruara nga VMRO-DPMNE dhe LSDM.

    Kandidati fitues për kryetar të komunës së Çashkës, Suat Shaqiri tha se do të jetë përfaqësues i të gjithë qytetarëve, pa dallim feje apo kombi.

    “Falënderoj të gjithë mbështetësit, në veçanti popullin shqiptarë, duke mos anashkaluar edhe ata që na votuan si popull, pra qytetarët maqedonas, mërgatën në veçanti, të cilët treguan maturi evropiane, erdhën dhe iu përgjigjën ftesës për të votuar. Unë do të jem zëri i komunës së Çashkës, jam fitues absolut, në formën më të mirë demokratike dhe do të jem i barabartë për të gjithë qytetarët, pa dallime fetare dhe kombëtare”, tha mes tjerash Shaqiri.

    Lajmi Paraprak

    KShZ-ja hodhi poshtë edhe tre ankesa për parregullsi zgjedhore në Çashkë!

    Lajmi i rradhës

    154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë