Votoi Bajram Rexhepi: shpresoj për një proces zgjedhor të mbarë

    Kandidati i AKI-së për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka votuar në fshatin Sellcë, prej ku uroi që procesi zgjedhor të jetë demokratik.

    Ai i ftoi qytetarët që të dalin në votime sa më shumë, përcjell Nistori.

    “Sot bashkë me familjen time realizova të drejtën time për të votuar në fshatin Sellcë. Uroj për një proces të mbarë, të qetë dhe demokratik. Iu bëj thirrje qytetarëve për dalje masovike, pasi çdo votë është rëndësishme për të ardhmen e qytetit tonë”.

    “Gjithçka ka shkuar mbarë, nuk kemi informacione për probleme zgjedhor. Shpresoj që deri në fund gjithçka të shkojë mbarë”, tha Rexhepi.

    https://www.facebook.com/reel/1363489972020029

    Lajmi Paraprak

    KShZ: jehona e votuesve deri në ora 11:00 është 10.10%

    Lajmi i rradhës

    Kasami: qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë