Efektet e sanksioneve amerikane ndaj Lukoil – vetëm një muaj karburante i kanë mbetur Bullgarisë

    Bullgaria ka vetëm një muaj karburant, sanksionet amerikane ndaj Lukoil godasin rezervat kombëtare të karburantit.

    Bullgaria ka mbetur me vetëm një muaj furnizim me benzinë, pasi sanksionet e ShBA ndaj Lukoilit rrezikojnë të shkaktojnë një mungesë të përgjithshme karburanti në vend, raporton reuters.

    Kufizimet, të cilat pritet të hyjnë në fuqi më 21 nëntor, kanë shkaktuar tashmë shqetësim – kompania ruse kontrollon rafinerinë e naftës në Burgas dhe qindra pika karburanti në mbarë vendin.

    Sipas të dhënave qeveritare, rezervat e naftës së makinave do të zgjasin edhe 50 ditë, ndërsa ato të benzinës – vetëm 35.

    Disa sasi nafte bruto ruhen jashtë vendit, por duhet të importohen urgjentisht.

    Zyrtarët në Sofje frikësohen se kriza mund të çojë jo vetëm në mungesë karburanti, por edhe në trazira politike – madje edhe në rrëzimin e mundshëm të qeverisë.

    Lajmi Paraprak

    Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

    Lajmi i rradhës

    Britaniku kalon testin teorik për shofer, pas 128 tentativash

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë