Turqia në alarm pas rënies së lindshmërisë, Erdogan paralajmëron masa ndaj komunitetit të homoseksualëve

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan sulmoi ashpër komunitetin LGBTQ+, duke e quajtur “të pervershëm”, ndërsa paralajmëroi për rrezikun e madh të rënies së lindshmërisë në Turqi.

    Duke e lidhur drejtpërdrejt uljen e numrit të lindjeve me “ndikimet e huaja”, Erdogan deklaroi: “Do të marrim të gjitha masat e nevojshme kundër perversiteteve dhe rrjeteve të tilla si LGBTQ+.

    “Nuk do të lejojmë as më të voglin kompromis, as lëshim apo dobësim”

    Në fjalimin e tij, presidenti turk theksoi me shqetësim: “Gratë tona lindin shumë pak fëmijë, po përjetojmë një katastrofë të vërtetë. Ai shtoi se ritmi i rritjes së popullsisë turke po bie ndjeshëm dhe se shkalla e fertilitetit ka zbritur nën nivelin e vetë-riprodhimit të popullsisë.”

    Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti Turk i Statistikave (TÜİK), shkalla totale e fertilitetit vitin e kaluar ishte vetëm 1,48 fëmijë për grua – shumë poshtë nivelit 2,10 që nevojitet për të mbajtur popullsinë stabile.

    “Kambanat e alarmit po bien fort për të ardhmen tonë. Kushdo që e do të ardhmen e këtij vendi nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj kësaj”, përfundoi Erdogan.

    Lajmi Paraprak

    Këngëtari serb arrestohet në Maqedoni, mbante koncert në një lokal të stërmbushur

    Lajmi i rradhës

    117-vjetori i Kongresit të Alfabetit, vizitorë nga të gjitha anët në shtëpinë ku u vulos Alfabeti i Gjuhës Shqipe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë