Katër vite nga tragjedia e autobusit “Besa Trans”, lënda ka nisur nga fillimi në Gjykatën Penale

    Sot u bënë 4 vjet nga aksidenti tragjik i autobusit “Besa Trans” në Bullgari, ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut dhe 7 të tjerë u lënduan.

    Autoritetet bullgare theksuan se shkaku kryesor ishte shoferi që voziti me shpejtësi të madhe.

    Në korrik 2025 rifilloi gjykimi pasi Gjykata e Apelit anuloi vendimin e shkallës së parë që kishte dënuar pronarin Bekim Haxhiu me 20 muaj burg. Lënda ka filluar nga e para në Gjykatën Penale, ku në bankën e të akuzuarve është ulur sërish Haxhiu dhe përfaqësuesi i subjektit juridik “Besa Trans”.

    Aktakuza tregon se Haxhiu përdori një certifikatë licence të falsifikuar për qarkullim ndërkombëtar, duke larguar autobusin nga vendi 20 herë në vitin 2021 para aksidentit fatal.

    Lajmi Paraprak

    Dy rrëfime, një vendim – Si do të mbahet mend UÇK-ja?

    Lajmi i rradhës

    Erdogan thotë se Turqia po shqyrton vendosjen e trupave në Gaza

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë