Rusia sfidon botën, përgatit Kupën e Botës për kombëtaret që dështuan të kualifikohen?

    E përjashtuar nga garat ndërkombëtare, Rusia po kërkon të ushtrojë presion ndaj FIFA-s që të heqë sanksionet aktuale kundër saj, duke marrë parasysh organizimin e një turneu alternativ për kombëtaret që nuk marrin pjesë në Kupën e Botës.

    Ideja e propozuar parashikon një turne me 8 deri në 12 kombëtare, me të gjitha ndeshjet që do të zhvilloheshin në territorin rus.

    Nëse projekti merr dritën jeshile, pjesëmarrësit potencialë mund të jenë:

    Rusi (nikoqirja)

    Kinë

    Kameruni

    Nigeri

    Serbi

    Kili

    Greqi

    Peru

    Venezuelë

    Për momentin, ideja mbetet vetëm në fazën e planifikimit dhe asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

    Nëse realizohet, turneu pritet të shkaktojë debat të gjerë në futbollin ndërkombëtar dhe në strukturat drejtuese të FIFA-s.

    Lajmi Paraprak

    Historia e çmendur e Meksikës

    Lajmi i rradhës

    Uria në Gaza vazhdon, mungojnë ushqimet bazë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë