Debati për rritjen e pensioneve, Mickoski në ‘luftë’ me Gjykatën Kushtetuese

    Është e vërtetë që është iniciuar procedurë para Gjykatës Kushtetuese dhe është e vërtetë që ajo gjykatëse për të cilën flasim të gjithë, e cila ishte shembull tipik i padrejtësisë në gjyqësor, së bashku me një prokurore tjetër, e cila po ashtu ishte shtylla e dytë e atij shembulli tipik të gjyqësorit dikur dhe që ishte e përfshirë në atë çantën e markës Louis Vuitton, janë ato të cilave sot u pengon rritja lineare e pensioneve për pensionistët. Këtë e ka deklaruar sot kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare për pyetjet e deputetëve.

    Mickoski theksoi se sipas informacioneve të fundit, gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese, Kacarska, e ka nënshkruar vendimin për shfuqizimin e rritjes lineare të pensioneve për pensionistët.

    “Informacionet e fundit janë se vendimi tashmë është marrë dhe është nënshkruar nga ajo, dhe se pensionistët nuk do të vazhdojnë të marrin rritje lineare të pensioneve, por sipas përqindjeve të përcaktuara me ligj. Dhe kjo, vetëm si informacion, nënkuptonte që 70 për qind e pensionistëve do të marrin pension më të ulët nga muaji i ardhshëm, për shkak të kësaj iniciative të kësaj gjyqtareje që është pjesë e Gjykatës Kushtetuese, tha ai.

    Mickoski theksoi se një vendim i tillë nuk është i drejtë, sepse Gjykata Kushtetuese e shfuqizon këtë masë, dhe nuk do të çuditej nëse e njëjta gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese merr vendim për heqjen e ngrirjes së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

    “Me këtë do t’u shkaktohet padrejtësi pensionistëve”, u shpreh Mickoski.

    Në të njëjtën seancë, ish-ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, dhe deputetja aktuale nga LSDM-ja opozitare, Jovanka Trençevska, dha alarmin se situata me Fondin e Pensioneve është shqetësuese.

    “Nuk ka para për pagesën e pensionit të dhjetorit as në buxhetin e Ministrisë së Politikës Sociale dhe as në Fondin e Pensioneve. Zëri nga i cili transferohen fondet nga ministria në fondin e pagesës së pensioneve është realizuar 100%, d.m.th. nuk ka para në atë llogari. Dhe nuk ka para në Fond sepse të gjitha fondet që kishte Fondi u përdorën për të paguar pensionet në nëntor. Nuk ka fonde për pensionin e dhjetorit”, tha Trençevska.

    Ajo shtoi se qeveria bëri rritje pa llogaritje dhe pa plan, dhe se kjo nuk është reformë, por një lojë me qytetarët për hir të përfitimit politik.

    Gjyqtarët kushtetues vendosën të fillojnë procedurë për rritjen e barabartë (lineare) të pensioneve në Maqedoni, për të cilën ndryshimi i fundit i Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor u publikua më 29.07.2025. Gjykata filloi procedurat mbi kushtetutshmërinë e ndalimit të rritjes së pensioneve sipas kohëzgjatjes së shërbimit, kontributeve, inflacionit etj., të kopjuara nga modeli zviceran, me amendamentin e fundit të votuar nga shumica e VMRO-DPMNE-së në Parlament, të vlefshme deri në mars 2026, kur parashikohet një rritje e re e pensioneve, përsëri e njëjtë për të gjithë.

    Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi më 7 nëntor konstatoi se ndaj pensionistëve që jetojnë jashtë vendit është bërë diskriminim indirekt.

    Lajmi Paraprak

    Helmimi i nxënësve, AUV me kontrolle të jashtëzakonshme në nëntë shkolla në Karposh

    Lajmi i rradhës

    Si shqiptaro-amerikanët lobuan për lirinë e atdheut! Pse njohja e Shqipërisë nga ShBA erdhi vetëm më 1922

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë