Çmimi për një kilogram lakër me pakicë këtë vit shkon nga 25 deri në 30 denarë

    E strukur në një cep të rrugës, në një ditë me shi, një pensioniste 65 vjeçare, priste blerësit e lakrave, çmimi i të cilave këtë vit është 25 denarë për kilogram me pakicë.

    “Këto fleta i largojmë që të mos kenë dyshime se a kanë insekte, dhe ja.”

    Është punë e vështirë, thonë shitësit e lakrës, sepse koha e mbjelljes është në kohën më të nxehtë të vitit ndërsa shitja behët në vjeshtë, kur temperaturat janë të ulëta. E nëse do të shiten apo jo, fatit nuk i dihet, thonë shitësit.

    Anketë me Ubavka Dimitrievska – Shitëse lakrash

    • Si shkon puna?
    • E vështirë.
    • Perse?
    • Sepse nuk ka çmim, hibridin e shesin me 20 denarë ndërsa ne farën e vjetër nuk mund ta shesim.
    • Sa është një kilogram?
    • 30 denarë, kjo lakër që nuk është hibrid, kjo është, gjatë gjithë ditës jemi këtu për asgjë.
    • A ka shitje?
    • Shumë pak, më shumë blejnë atë hibrid e ajo nuk është e mirë aspak.

    Në një cep tjetër edhe një grua tjetër e cila po ashtu pret blerësin e parë të lakrës por që blerësit gjithnjë e më shumë janë më të rrallë.

    Anketë me Kate Mladenovska – Shitëse lakrash.

    • Është punë e vështirë pasi gjatë verës kur është nxehet behet mbjellja ndërsa në temperatura të ulëta behet vjelja dhe shitja por nuk ka blerës, është ulur ndjeshëm shitja.
    • Sot a kishit shitje në këtë ditë me shi?
    • Sot nuk kisha shitje aspak , sot asgjë ndërsa këtu jam që nga mëngjesi, dola në ora 6:30 ndërsa do të rri këtu deri në ora 16:00.
    • “Këtë vit çmimi është i mirë, nga 20 denarë deri në 30 denarë por nuk ka shitje, vitin e kaluar ishte shumë më mirë dhe çmimi ishte më i lartë dhe më shumë kishte shitje se këtë vit.

    Sipas shitësve, çmimi i lakrës këtë vit janë ndikuar jo vetëm nga vështirësitë e motit dhe kostot e kultivimit, por edhe nga produktet e gatshme të importuara neper markete, gjë që ka ulur ndjeshëm kërkesën dhe shitjen e prodhimit vendas. Sipas shitësve, qytetarët gjithnjë e më rrallë blejnë lakrat për të bërë turshi, duke zgjedhur produktet e gatshme të importuara./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Fronti Europian drejt zhbërjes së plotë

    Lajmi i rradhës

    Pse makina juaj harxhon më shumë karburant në dimër sesa në verë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë